Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti Valteri flet pas deklaratës në SPAK: Dhashë informacionin që kisha, nuk kam dijeni për hetimet


Deputeti Halit Valteri është paraqitur ditën e sotme në SPAK për shkak të videos së publikuar në Kuvend lidhur me atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja në Durrës ku mbeti i vrarë shoferi i tij 23 vjeçar Andi Maloku.

Në një deklaratë për shtyp pas dhënies së dëshmisë në SPAK, Valteri nuk dha detaje rreth pyetjeve të prokurorit dhe as për ecurinë e hetimeve pasi sipas tij përbën shkelje të ligjit.

“Kam dhënë deponimin tim para OPGJ dhe prokurorit Altin Dumani. Të gjitha informacionet që kam ia kam shprehur prokurorit. Presim përfundimin e hetimeve dhe që kjo ngjarje të zbardhet.

Nuk ma mbyllën gojën por ligji është ligj dhe duhet respektuar. Të gjitha deklaratave të mia që kam bërë në parlament dhe për gazetaren Klodiana Lala iu qëndroj. Nuk kam dijeni për hetimet”- deklaroi Valteri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *