Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, ndalohet 48-vjeçari në Berat


Një 48-vjeçar është ndaluar në Berat pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S.K banues në Berat për të cilin policia dyshon se ka ngacmuar seksualisht një 5 vjeçar.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

Në kohët e fundit një seri ngjarjesh që kanë lidhje me ngacmimet seksuale me të mitur janë bërë publike dhe janë arrestuar autorë.

Vetëm pak javë më parë një roje shkolle u arrestua për ngacmimin e një 15 vjeçareje dhe shantazhimin e saj me pamje filmike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *