Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Hekuran Billës, Viktor Marku arrestohet në Mal të Zi


Arrestohet në Mal të Zi Viktor Marku, personi që dyshohet se ekzekutoi në Tiranë para pak ditësh Hekuran Billën.

Ndalimi i ti është bërë pas një bashkëpunimi mes policisë shqiptare de asaj të vendit fqinj. Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, personit që u ekzekutua nga viktima Hekuran Billa në vitin 2006 në Angli.

Ky i fundi u vra në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë më 11 qershor teksa gjendej brenda automjetit të tij.

Lidhur me ngjarjen është ndaluar më herë nipi i Prel e Viktor Markut,  22-vjeçari Sebastian Mali. Ai i ndalua në kryeqytet ndërsa gjatë marrjes në pyetje i ka mohuar akuzat si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Billës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *