Vendosni fjalën kyçe....

Goditet me thikë në zemër 26-vjeçari në Vlorë, ndërron jetë në spital


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pas mesnate në Vlorë, ku ka mbetur i vrarë një djalë i ri.

Ngjarja ka ndodhur në Pyllin e Sodës, ku një 26-vjeçar i identifikuar si Aleksandër Petanaj është goditur me thikë në zemër.

I riu u dërgua në gjendje kritike në spital nga miqtë e tij, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk mundi dot t’u mbijetojë plagëve.

Policia është vënë në ndjekje të autorit/ve dhe po përpiqet të zbardhë rrethanat e konfliktit që çoi në një veprim aq fatal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *