Vendosni fjalën kyçe....

Identifikohet autori që kërcënoi biznesmenin në Bulqizë, qëlloi me armë nga shpati i malit


Është identifikuar personi i cili akuzohet se qëlloi me armë ndaj një biznesmeni në Bulqizë mbrëmjen e sotme.

Sipas bluve, personi me iniciale F.Sh. (Feruzan Shehu), kishte kërcënuar me telefon biznesmenin me iniciale G.B. (Gëzim Balla), duke i vënë gjobë.

Pas denoncimit, policia ka shoqëruar biznesmenin në vendin ku e priste F.Sh., por ky i fundit pasi ka pikasur policinë ka qëlluar me armë në ajër nga shpati i malit ku ndodhej e më pas është larguar me shpejtësi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme ndërsa policia ka nisur krehjen e zonës për kapjen e të dyshuarit.

Njoftimi

Bulqizë

Policia  identifikon dhe vijon kontrollin e zonës për kapjen e  autorit të kërcënimit për vënie gjobë ndaj një biznesmeni.

Me datë 19.06.2020, shtetasi G.B, (biznesmen), është paraqitur  në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ka bërë kallzim,  i cili ka deklaruar që është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga  një shtetas.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale, Policia identifikoi  shtetasin  F.Sh,  i cili kishte telefonuar dhe kërcënuar shtetasin G.B.

Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, policia ka shoqëruar biznesmenin  në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej.

Shtetasi F.Sh, i cili ishte fshehur  rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe  vijon  krehja për  kapjen e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *