Vendosni fjalën kyçe....

Ish-punonjësit e policisë do lejohen të mbajnë armë më vete


Ish-punonjësit e Policisë së Shtetit do të lejohen të mbajnë armë me leje edhe kur janë në lëvizje jashtë banesës së tyre.

Kështu thuhet në draftin  e Ministrisë së Brendshme të siguruar nga abcnews.al, ku parashikohet kjo e drejtë për ish-punonjësit e policisë që nuk janë më në detyrë.

“Ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, që me ligj kanë në pronësi private armë zjarri, u lejohet ta mbajnë armën në lëvizje”, thuhet në draftin që abcnews.al e disponon.

Në draft thuhet se shitja e çdo arme zjarri duhet të bëhet me kontratë mes subjekteve dhe autorizim të mbajtjes së saj.

Çdo regjistrim i armës mund të bëhet brenda 5 ditësh nga blerja e saj në organin përgjegjës të policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *