Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Do kthej çdo ligj që është anti-kushtetues, të kontrollohet huamarrja


Kreu i Shtetit Ilir Meta në një deklaratë për shtyp nga Presidenca komentoi zhvillimet e fundit, por edhe veprimet e tij në krye të institucionit.

Meta u ndal te dekretet e kthimit në Kuvend të 3 ligjeve të mazhorancës të cilat më pas u hodhën poshtë nga deputetët e Parlamentit.

Lidhur me ligjet që bazoheshin te ekonomia, Meta theksoi problemin me rritjen e borxhit publik, duke bërë thirrje që kontrollohet huamarrja.

Presidenti nënvizoi se do kthejë çdo ligj që është anti-kushtetues.

Duhet që të mbështesim biznesin e vogël. Dua të tërheq vëmendjen mbi faktin se kemi një borxh të lartë publik dhe borxhi po rritet gjithmonë e më shumë. Huamarrja duhet që të kontrollohet.  Po ashtu, duhen mbrojtur më shumë ushqimet dhe mjedisi të mbrohet gjithashtu. Kemi borxhe të mëdha, po ashtu edhe shumë persona punojnë jashtë ligjeve.

Kjo sjell një treg të pasigurt si dhe mund të sjellë rritje të mos-stabilitetit politik e ekonomik të vendit. Dubhet të mbrojmë interesin publik dhe financat e shtetit. Do kthej çdo ligj antikushtetues. Duhen të mos lihen hapësira në ligje që rrisin korrupsionin.  Interesi publik duhet vënë mbi të gjitha”- deklaroi Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *