Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Robert Budinës: Do padis Ramën, Manastirliun e atë që më bëri testin


Regjisori Robert Budina ka deklaruar se do e padisë kryeministrin Rama pasi ai i nxorri emrin si i infektuar me Covid-19.

Në një lidhje me Syri TV, një nga përfaqësuesit kryesorë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, deklaroi se veprimi i Ramës është politik dhe synon të frikësojë njerëzit që të shmangin protestat.

Budina tha se publikimi i lajmit nga kreu i qeverisë ka penalizuar fëmijët e tij, të cilët nuk janë lënë që të marrin pjesë në provime.

“Nuk kam asnjë shenjë. Pa më marrë në telefon del kryeministri me atë status që bëri. Duke se u bërë publike ata u penalizuan në kurset që zhvillojnë pasi mësuesit pasi morën vesh lajmin nuk lejuan pjesëmarrjen e tyre në provim dhe unë i kërkova zonjës që më bëri testin mua i thashë ti bëjë edhe fëmijëve. Pse për mua këmbëngule për mua dhe jo për të afërmit e mi? Unë nuk di gjë, tha. Mua ma thonë. A është e vërtetë që unë e vëllai im jemi pozitivë apo jo? Kryeministri mezi e priste dhe me një hipokrizi na uron shërim të shpejtë. Kjo është një gështetër e madhe mediatike. Kjo vjen pas votimit në Parlamentin Europian. Kësaj ti përgjigjet kryeministri. E bën të frikësojë njerëzit të dalin në protesta. Rreziku më i madh nuk është virusi por qeveria që më të keqen e ka në kryeministri. Me ç’të drejtë shkel privatësinë time dhe penalizon fëmijët e mi? Unë do të padis kryeministrin dhe zonjën që ka bërë testin.” – tha ndër të tjera Budina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *