Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti Europian miraton amendamentin: Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushtet para nisjes së negociatave


Parlamenti Evropian ka votuar një amendament mbrëmjen e djeshme i cili kushtëzon se Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushtet  përpara se të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare për dorëzimin e kornizës së negociatave.

Amendamenti 42 i prezantuar nga eurodeputetja Kinga Gal e Partisë Popullore Europiane, ka të bëjë me kushtëzimin për procesin e hapjes së negociatave të  anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rekomandimi i Parlamentit Europian për Këshillin e ministrave, Komisionin Europian dhe zëvendëspresidentit të tij nënvizon 15 kushtet e vendosura nga Këshilli i ministrave, që Shqipëria duhet të përmbushë para zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare me shtetet anëtare të Bashkimit Europian”-thuhet në amenadament.

Ky amendament u votua me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime.

Amendamenti i PE-së nuk përmendte se cilat kushte duhet të plotësojë Shqipëria por një paketë me kushte vitin e kaluar është paraqitur nga Gjermania.

15 kushtet janë vendosur nga Bundestagu gjerman në shtatorin e vitit 2019 si një paketë të cilën Shqipëria duhet të plotësonte përpara se të merrte dritën jeshile të negociatave për anëtarësimin në BE. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *