Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili kërkon ndjekjen penale të Ramës pas publikimit se vëllezërit Budina janë infektuar me koronavirus


Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me postimin e Kryeministrit Edi Rama duke bërë publike se vëllezërit Edmond dhe Robert Budina janë infektuar me COVID-19.

Vasili ka kërkuar ndjekjen penale të Ramës pasi sipas tij ka shkelur ligjin për të dhënat konfidenciale.

“Edi Rama të ndiqet menjëherë penalisht dhe të dënohet për krimin e publikimit të emrave të vëllezërve Budina si të prekur me COVID-19!

Ruajtja e privatësisë së pacientit dhe mospublikimi i sëmundjes se çdo lloji është ligj absolut.

Edi Rama ka shkelur e dhunuar haptas ligjin.

Ndjekja penale dhe dënimi i Edi Ramës është gjëja me pakët për të shto këtu edhe shpërdorimin flagrant te detyrës përmes keqperdorimit të të dhënave shtetërore.

Prokurori zgjohu se po mbulohesh me turp!

Qytetarët janë të gjithë të barabartë përpara ligjit”-shkruan Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *