Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i “Ora News” padit në SPAK kryebashkiakun Veliaj


Presidenti i ‘Yldon Media Group’, Ylli Ndroqi, ka dorëzuar në SPAK një padi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për moskallëzim krimi, shpifje dhe prishje të imazhit.

Siç raporton Ora News, shkak për këtë janë bërë deklarimet e bëra në media apo në reagimet ndaj gazetarëve të Rtv Ora apo Ora News.

Në padi theksohet se përmes deklaratave të bëra në media, Veliaj ka përhapur qëllimisht ndaj presidentit të kompanisë në fjalë deklarata të rreme dhe të pa vërteta, të cilat cënojnë nderin dhe dinjitetin e tij.

“Në këto kushte, Presidenti i Yldon Media Group ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për veprën penale “moskallëzim krimi”. Kjo pasi me këto deklarime tregojnë se në bashkinë e Tiranës edhe ndaj Veliaj është tentuar të përfitohen në mënyrë të paligjshme. Duke qenë se z. Veliaj publikisht e ka pranuar se është në dijeni të faktit se persona të cilët ai “i njeh me emër dhe mbiemër”, kanë kryer krimet e mësipërme, kishte detyrimin ligjor për kallëzimin e tyre. Ndodhur në këtë situatë z. Veliaj ka fshehur krime të shumta që kanë ndodhur ose kanë tentuar të ndodhin në institucionin që ai drejton dhe për të cilin ai deklaron se ka dijeni të plotë, madje se i njeh ata me emër dhe mbiemër.” – thuhet ndër të tjera në padinë ndaj Veliajt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *