Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet statuja e Xhorxh Uashingtonit, presidentit të parë të SHBA-ve (Video)


Protestuesit në Portland kanë rrëzuar një statujë të ish-presidentit amerikan, Xhorxh Uashington, pasi i mbuluan kokën me një flamur amerikan të ndezur gjatë natës së fundit të protestave që përfshinë qytetin.

Në orën 23:00 të natës, një grup prej rreth 30 deri 40 protestuesish fillimisht vandalizuan statujën me mbishkrime që lexonin: “Ju jeni në tokë amtare”.

Ata e quajtën presidentin e parë të SHBA-ve një ‘kolonist gjenocidist’. Më vonë, grupi e rrëzoi statujën përdhe duke përdorur litarët.

Më pas grupi i protestuesve u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa police rrethoi zonën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *