Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Balluku shpallin garën ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë


Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku shpallën ditën e sotme garën ndërkombëtare për projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë.

Balluku deklaroi gjatë prezantimit se tuneli do jetë i gjatë 6 km dhe do përshkrohet për 7-10 minuta.

Ky projekt do shkurtojë ndjeshëm rrugën e përshkrimit nga aeroporti  cili pritet të ndërtohet në Vlorë dhe deri në bregdetin shqiptar.

Gara për tenderin pritet që të shpallet brenda këtij viti. Tuneli 6 km do të përshkohet për 7-10 minuta me shpejtësi 50-80 km/h. 37 minuta do të jetë koha e përshkimit të rrugës nga aeroporti (i Vlorës) në bregdetin shqiptar. Projekti do të ketë ndikim 550-600 mln euro në ekonomi dhe punësimi 11600 persona”-tha Ministrja.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama tha se “projekti nuk do të bëhet me PPP, por do ta realizojë vetë shteti. “Zona ka një rëndësi strategjike për ekonominë dhe imazhin e Shqipërisë në botë. Një zonë ku interesi është i gjithanshëm. Sot jemi gati të materializojmë këtë projekt, që do të krijojë një akses tjetër, drejt zonës. Rruga më e mirë është që ky projekt të çohet deri në fund nga vetë qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit.

E rëndësishme është që të kemi në dorë një projekt serioz, se për të ndërtuar ka edhe kompani shqiptare. Aeroporti i Vlorës është qendra e gravitetit të këtij vizioni, tek zhvillimi i vijës bregdetare të Vlorës, që së shpejti fillon një segment të tretë që kapërcen atë pikën ndarëse mes qytetit dhe pjesës tjetër duke shkuar deri në Radhimë për të krijuar një vazhdimësi të lungomares“.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *