Vendosni fjalën kyçe....

Sane s’e rinovon kontratën me Sitin, Bajerni i Mynihut “me veshin pas dere”


Trajneri i Mançester Sitit, Guardiola ka pohuar sot se sulmuesi gjerman Leroi Sane nuk do e rinovojë kontratën që skadon në qershor të vitit 2021.

Kjo nënkupton se talenti i kombëtares gjermane mund të bashkohet me Bajernin e Mynihut.

Bavarezët kanë kohë që e ndjekin 24-vjeçarin dhe afrimi i tij do ishte një përforcim tejet i rëndësishëm për klubin.

Ndërsa në Gjermani, Bajerni nuk njeh rivalë, në Europë ata kërkojnë të fitojnë sërish Ligën e Kampionëve që mungon prej shumë vitesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *