Vendosni fjalën kyçe....

Shoqatat e transportit publik sërish protestë: Nuk nisim shërbimin me këto kushte


Përfaqësues së shoqatave të transportit urban dhe ndër-urban kanë dalë në protestë sërish para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me nisjen e shërbimit pas bllokimit gjatë pandemisë.

Ata kanë paralajmëruar se nuk do të nisin punët me kushtet e përcaktuara nga Ministria lidhur me masat dhe protokollet që duhet të respektojnë në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Jemi i pari kryeqytet pa një stacion treni, ju lutem mos e vrisni autobusin, mos e ktheni vendin e parë pa autobus.

Nëse financiarisht s’bëhet e mundur, pra s’plotësohen kërkesat, e pamundur që të rifillojmë shërbimin.

Rishikimin e protokollit të sigurisë, nëse s’bëhet i mundur operimi sipas çdo vendi të botës, si ne Evropë, në mënyrën si është bërë te ne s’është funksionale, s’duhet të jetë përgjegjësi e transportit publik sjellja e qytetarit në autobus.

Të na thërrasin, asnjë nga grupet tona të interesit s’është ulur në një tryezë, përballemi edhe me deklaratën e ministres së Infrastrukturës, që nuk qetëson situatën aspak, nuk ishit kërkesat tona të shoqatës ato që patë dje, ishin të punonjësve por ne i respektojmë,
ne kërkojmë 4 pika, nëse si ka të qarta, mund të ulemi e tja sqarojmë më qartë
“-tha një nga përfaqësuesit e shoqërive të transportit urban.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *