Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndanin kokainë, arrestohen babë e bir në Durrës


Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetas të cilëve iu kap në flagrancë 10 gram kokainë.

Nga policia u kap shtetasi me iniciale A.I dhe djali i tij minoren F.I banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 7 aparate celularë, një automjet, një shumë parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, një automjet, një sasi parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.I., 45 vjeç dhe F. I., 14 vjeç (babë e bir), banues në Durrës.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. P., 36 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 7 aparate celularë, një automjet, një shumë parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *