Vëllezërit Edmond dhe Robert Budina kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.
Edmond dhe Robert Budina, janë dy përfaqësuesit kryesorë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Për të konfirmuar lajmin është kujdesur edhe Kryeministri Edi Rama i cili i ka uruar shërim të shpejtë.
“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”-shkruan Rama.