Vendosni fjalën kyçe....

Vjedhje dhe prodhim narkotikësh, OFL-ja i dërgon formularin 3 personave, mes tyre një grua


Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë tre shtetasve të cilët janë subjekt i këtij ligji të veçantë të krijuar nga qeveria.

Formularin të cilin duhet ta plotësojnë brenda 48 orëve, OFL-ja ia ka dërguar shtetasve:

Klaudjo Dervishi, banues në Sarandë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, në kuadër të gupit të strukturuar kriminal”;

Myftar Dervishi, banues në Vlorë, i cili ka lidhje familjare me subjektin K. D., si rrjedhojë është subjekt i nenit 16 të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020;

Zamira Gjongeci, banuese në Elbasan, e dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *