Vendosni fjalën kyçe....

11 viktima dhe 185 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut


Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 185 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Rastet e reja janë regjistruar në: Shkup-96, Kumanovë-2, Dibër-18, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-14, Strugë-20, Veles-2, Manastir-2, Ohër-7, Kavadar-2, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Probishtip-1, Sveti Nikollë-2, Kërçov-3 dhe Resnjë-8.

Siç shkruan Alsat këto janë rezultat pas 1364 testeve të kryera në një ditë. Ndërkohë për fat të keq, kanë ndërruar jetë Brenda ditës 11 pacientë: 8 nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Shtipi dhe një nga Tetova.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se në 24 orë janë shëruar edhe 41 pacientë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *