Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë fundjavë ka vendosur të bëjë një ekspeditë në malet e veriut, në një kohë ku pjesa më e madhe drejtohen nga bregdeti.
Ai po bën një tur nga Valbona në Theth, ndërsa e cilëson natyrën aty si një mrekulli të papërshkrueshme. Sipas kryedemokratit nuk ka vend më të bukur se Shqipëria.
“Sot ekspeditë alpine nga Valbona në Theth: Një mrekulli e papërshkrueshme me fjalë. Nuk ka vend më të bukur se i yni! Le ta kthejmë në bekim për çdo shqiptar.”- shkruan Basha ndërsa publikon një video-selfie.
Sot ekspeditë alpine nga Valbona në Theth: Një mrekulli e papërshkrueshme me fjalë. Nuk ka vend më të bukur se i yni! Le ta kthejmë në bekim për çdo shqiptar. pic.twitter.com/AMHVyFUvql
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) June 20, 2020