Gjashtë anëtarë të ekipit të fushatës së presidentit amerikan Donald Trump në Tusla (Oklahoma), kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmi u konfirmua nga Tim Murtaugh, drejtor i Komunikimit të fushatës së Trump, vetëm pak orë para mbërritjes së presidentit në këtë shtet.
“Sipas protokolleve të sigurisë, stafi i fushatës testohet për COVID-19 para eventeve. Gjashtë anëtarë të ekipit testuan pozitivë nga qindra teste të kryera, dhe procedurat e karantinës u zbatuan menjëherë”– tha Murtaugh, citon CNN.
Ai shtoi se: “Asnjë pjesëtar i stafit që është pozitiv me COVID ose dikush në kontakt me të, nuk do të jetë në tubimin e sotëm ose pranë të pranishmëve dhe zyrtarëve të zgjedhur”.
Ky do jetë tubimi i pare i presidentit Donald Trump, që pas mbylljes për shkak të pandemisë së koronavirusit.