Vendosni fjalën kyçe....

Doktor Pipero hedh poshtë protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë: Mos mbani doreza në supermarket apo autobus


Doktor Pipero këshillon përdorimin e maskave, por tjetër qëndrim ka lidhur me përdorimin e dorezave në ambientet e punës, ku ruajtja e distancës është e pamundur.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, doktor Pëllumb Pipero tha se dorezat nuk duhen përdorur nga ata që punojnë në lokale, supermarkete apo autobus, pasi ka më shumë gjasa që të infektohen nga koronavirusi, por duhet vetëm të lajnë shpesh duart.

 “Jo dorezat, nuk ka arsye fare të përdoren. Nuk ka asnjë studim që të dëshmojë se dorezat duhen, përkundrazi, në vend që të na ndihmojnë na heqin vëmendjen duke menduar se dorezat janë të sigurta, por ato janë të papastra. Ndërsa themi gjithnjë lani duart me ujë e sapun, e njëjta gjë vlen edhe për dorezat, nëse i vendos duhet t’i lash njësoj si duart. Por nuk është e rekomandueshme për dy arsye, së pari nuk të mbron, së dyti kur e heq dorezën duke mos qenë profesionist krijon mundësinë e krijimit të aerozoneve. Pra, nuk është e rekomandueshme, maska është e rekomandueshme kudo ku nuk ruajmë distancën”– theksoi Pipero.

Ai vazhdoi: “Unë nuk ua këshilloj dorezat kamarierëve, as punonjësve të supermarketeve, askush nuk e këshillon në fakt. Ata duhet të lajnë duart sa më shpesh me ujë e sapun, kjo ju rekomandohet, është e domosdoshme. As në autobusë, e kam dëgjuar që është e vendosur në protokoll, nuk është e rekomandueshme, madje nuk duhet përdorur.

Nuk duhet sepse studimet kanë dëshmuar se plastika e ruan më gjatë virusin.”

Por në protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara në portalin e-albania për këto aktivitete, përdorimi i dorezave sugjerohet si për stafin ashtu edhe për klientët./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *