Ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai i ka bërë një kërkesë ONM-së që të procedojë anëtaren e KPA-së Natasha Mulajn (Haklaj).
Në kohën kur Abdullai ka qenë gjyqtar ka gjykuar çështje të disa personave që rezultojnë familjarë të Natasha Mulajt, siç është rasti i Zylfie Halkajt të cilën ai e dënoi me 25 vite burg për vrasje.
Për këtë arsye, ish-gjyqtari kërkon që anëtarja e KPA-së të procedohet dhe këtë ja kërkon ONM-së, ose në të kundërt do të bëjë kallëzim në SPAK për këtë çështje.
Kujtojmë që Abdullai u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për shkak të problemeve me deklarimin e pasurisë, nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. KPA e la në fuqi vendimin më 20 qershor të 2019, duke e shkarkuar përfundimisht Bledar Abdullain edhe pas ankimimit.
Trupi gjykues ishte i përbërë nga Luan Daci, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina Rama, Ardian Hajdari, dhe Natasha Mulaj. Abdullai e ka problemin me këtë të fundit.
Ai thotë se ka dhënë vendim jo vetëm Zylfie Haklaj, por edhe për vëllain e saj Admir Mulajn.