Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me 16 vjet burg për vrasje, ekstradohet nga Greqi 47-vjeçari


Ekstradohen dy shtetas shqiptarë nga Greqia. Njëri prej tyre akuzohet për vrasje kurse tjetri për vjedhje.

47-vjeçari Petrit Buzi është arrestuar nga policia e Athinës në mars të vitit 2019 pas një urdhërarresti ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Ai është dënuar nga Gjykata e Fierit me 16 vjet burg për vrasje.

Buzi akuzohet se në prill të vitit 2004, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë ka vrarë një person me iniciale N.H., në Kallm të Madh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *