Vendosni fjalën kyçe....

I tregojnë gishtin e mesit dhe i lëshojnë tymin e cigares në fytyrë, por oficeri amerikan e ruan qetësinë (VIDEO)


Videoja e mëposhtme është bërë virale në mediat sociale, me komentuesit që shprehen të habitur se si një officer policie ka mundur të mbajë qetësinë para një grupi protestuesish që vetëm e provokonin.

Në këtë klip shihet një officer policie i cili është i rrethuar nga një grumbull protestuesish të cilët bërtasin me zë të lartë.

Ata vazhdimisht i ngrejnë gishtat e mesëm dhe i fryjnë tymin e cigares mbi fytyrë. Por pavarësisht gjesteve provokuese, oficeri qëndron i qetë dhe i heshtur.

Nuk është e qartë se ku dhe kur është xhiruar videoja, por shënja në uniformën e oficerit thotë: “Policia e Sacramentos”.

SHBA-të muajt e fundit  janë përfshirë nga protesta masive dhe një frymë anti-policore pasi dy njerëz me ngjyrë, George Floyd dhe Rayshard Brooks, humbën jetën gjatë arrestimit nga oficerë të bardhë.

Aktivistët e kanë kërkuar oficerëve të gjunjëzohen për nder të viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e brutalitetit të policisë. Në disa raste, oficerët u solidarizuan me protestuesit duke u gjynëzuar, e ndërsa ka patur edhe të tjerë që nuk e kanë bërë këtë. Besohet se ky është rasti i oficerit në video.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *