Vendosni fjalën kyçe....

Irani teston raketat anti-anije, pretendon goditjen e objektivit nga 280 kilometra larg


Ushtria iraniane ka testuar një raketë të re anti-anije të prodhuar në vend.

Sipas Teheranit, që shfaqi edhe disa pamje, raketa godet me sukses një objektiv detar gjatë stërvitjeve në Oqeanin Indian.

Stërvitjet në shkallë të gjerë, të quajtura ‘Dëshmorët e Ramazanit’ u mbajtën në pjesën veriore të Oqeanit Indian dhe në Detin e Omanit.

Pamjet e stërvitjes, të lëshuara nga media shtetërore të enjten, tregojnë se raketat godasin me përpikmëri objektivin.

Sipas medias shtetërore, objektivat e goditura kanë qenë më shumë se 280 kilometra larg. Municionet e përdorura gjatë stërvitjeve janë përshkruar nga zyrtarët ushtarakë iranianë si armë ‘të gjeneratës së ardhshme’.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *