Vendosni fjalën kyçe....

LDK-ja do vendosë javën që vjen për Osmanin


Kryesia e LDK-së do vendosë javën që vjen lidhur me masat e mundshme ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani e deputetëve të tjerë që nuk e votuan qeverinë e Avdullah Hotit.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, Muhaxheri, vendimi do merret javën që vjen, shkruan Lajmi.net.

Ai deklaroi se statusi i partisë ua ndalon postet në LDK atyre që dalin kundër vendimeve të partisë, por shtoi se kreu Mustafa asnjëherë nuk e ka zbatuar nenin 14, që përcakton përjashtimin nga partia të atyre që kanë qëndrime të kundërta me të.

“Nëse do ishte respektuar neni 14 i statutit atëherë kishte me prek shumë njerëz kjo pikë e statutit. Isa Mustafa nuk e ka zbatuar asnjëherë këtë pikë statuti, mbetët me e pa ditëve në vijim se çfarë do të ndodhë. Nuk është biseduar për masat, ka zëra kritikë për qëndrimet e këtyre 3 deputetëve ndaj Qeverisë që udhëheq sot LDK-ja. Po besoj që ditëve në vijim do ketë diskutime lidhur me këtë çështje.” – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *