Vendosni fjalën kyçe....

LDK shkarkon Vjosa Osmanin nga posti i nënkryetares


Vjosa Osmani shkarkohet nga pozitat e saj në këtë parti. Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë këtë vendim vetëm pak më herët, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj force politike.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti nga radhët e LDK-së Haxhi Avdyli.

Avdyli e ka vlerësuar vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për shkarkimin e Osmanit, si vendim skandaloz. Gjithashtu, Avdyli e cilësoi këtë votim si manipulim interneti.

“Votimi përmes email-it është një vendim mashtrues dhe frikacak si gjithmonë i disa njerzëve që s’kanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së. Këta se kanë problem edhe t’i manipulojnë rezultatet.Ekziston mundësia që rezultatet e këtij sondazhi online mund të jenë manipuluar prandaj s’ka vlerë as juridike as obligativ për askënd”- shkruan Avdyli.

Kujtojmë se propozimin për shkarkimin e Vjosa Osmanit, e bëri kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Kjo për shkak se Osmani kishte dalë kundër qëndrimeve të partisë dhe nuk votoi qeverinë e re të kryeministrit aktual, Avdullah Hoti.

Pas shkarkimit të Osmanit, është propozuar që postin e nënkryetarit të LDK-së ta marrë kryeministri Avdullah Hoti./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *