Ka shkuar në dy numri i policëve të liruar, të cilët ishin të përfshirë në vrasjen e afro- amerikanit George Floyd në SHBA.
CBS News shkruan se është liruar nga burgu J. Alexander Kueng, një nga katër policët e ish-Minneapolis të akuzuar për vdekjen e George Floyd. Ai u la i lirë të Premten në mbrëmje, pasi pagoi shumën e vendosur për lirimin e tij me kusht, prej 750,000 dollarësh.
Polici i parë që u lirua është Thomas Lane (u lirua më 10 qershor), ndërsa vijojnë të qëndrojnë në burg, Derek Chauvin i cili akuzohet për vrasje dhe për të cilin kërkohet burgimi i përjetshëm pasi është ai që shfaqet nëpër video duke i vënë në fyt gjurin George Floyd-it. Në burg mbetet edhe polici i katërt, Tou Thao.
Të katërt ish-policët pritet të bëjnë paraqiten në seancën gjyqësore të caktuar më 29 qershor.
Pas ngjarjes së rëndë, të katërt ata u pushuan nga puna, ndërsa prej asaj dite protesta të mëdha dhe të dhunshme kanë përfshirë gjithë SHBA-të.