Një mision i ri i NASA-s, i cili mund të nisë verën e ardhshme, synon të zgjidhë misteret e Tritonit, hënës më të madhe të Neptunit.
Pak më i madhe se planeti xhuxh, Plutoni, Tritoni është e vetmja hënë e madhe në sistemin tonë diellor që rrotullohet në drejtim të kundërt me rotacionin e planetit të tij dhe ka një orbitë retrograde.
Por natyra e çuditshme e këtij shkëmbi jashtëtokësor nuk ndalet këtu. Kur Voyager 2 i NASA-s fluturoi përtej Tritonit në 25 gusht 1989, pati shumë pikëpyetje.
Kjo sepse Voyager 2 zbuloi se sipërfaqja e Hënës ishte ‘shtëpia’ e njollave masive, të errëta të materialit të akullt. Ky peizazh i akullt dukej se ishte i ri dhe ishte rishfaqur pa pushim me materiale të freskëta, duke shtruar pyetje se si dhe pse.
Implikimi ishte se, pavarësisht se ishte një hënë e lashtë gjashtë herë më larg nga Dielli sesa Jupiteri, Tritoni ishte dhe është akoma aktiv dhe potencialisht shtëpi për një oqean të gjerë të brendshëm.