Vendosni fjalën kyçe....

Pëllumb Pipero: Nuk është i domosdoshëm vetëizolimi për të gjithë të infektuarit


Doktor Pëllumb Pipero nuk e konsideron të domosdoshëm izolimin për personat asimptomatikë të cilët janë pozitivë për COVID-19.

Ndërsa ishte i ftuar në programin “Kjo Javë” në “News 24”, doktor Pipero tha një një i ri apo e re që është pozitiv me COVID-19, por asimptomatik/e mund të vijojë normalisht aktivitetin por me kushtin që të mos heqë maskën.

“Për një person që është në moshë të re, rezulton pozitiv dhe nuk ka shenja klinike, me një maskë mund të vazhdojë jetën, mund të vazhdojë të punojë, me kusht që të mos heqë maskën nga goja dhe hunda. Nuk është e domosdoshme, për mua të izolohet”, u shpreh doktor Pipero. Një deklaratë që mbase mund të mos gjejë dakordësi mes të gjithë kolegëve të tij në Ministrinë e Arsimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *