Vendosni fjalën kyçe....

Pipero: Nuk e di si ka rrjedhur informacioni për vëllezërit Budina, unë vetë s’e marr dot këtë informacion


Doktor Pëllumb Pipero është shprehur kundër publikimit të emrave të pacientëve me koronavirus, ku ai u pyet për rastin e dy vëllezërve Budina.

I pyetur se si është e mundur që u zbuluan të dhënat e dy artistëve, doktor Pipero tha se nuk e kishte idenë, pasi edhe ai vetë e kishte të pamundur të mësonte një informacion të tillë.

“Jo, nuk duhen publikuar. Nuk jap dot asnjë koment. Nuk e di se si ka rrjedhur informacioni. Unë Pëllumbi, e kam shumë të vështirë të marr një informacion me emër në ISHP, ose e kam të pamundur sepse i gjithë informacioni ka një protokoll të caktuar të  mbledhjes së monstrave në ISHP, të anizilimit dhe bërjes publike, vendosur nga Ministria e Shëndetësisë”– tha doktor Pipero, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të televizionit “News 24”.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka shkelur konfidencialitetin e të dhënave të pacientit, duke nxjerrë emrat e artistëve Robert dhe Edmond Budinës si të infektuar me COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *