Kanë dalë përgjigjet e provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës së Huaj.
Qendra e Shërbimit Arsimor ka publikuar këtë pasdite rezultatet, në faqen e saj te seksioni Matura Shtetërore.
Të gjithë maturantët mund të shikojnë notën e tyre, duke klikuar në këtë link.
Lajm i mirë është se 21.98% e maturantëve kanë arritur që të marrin notën maksimale 10, e ndërsa kanë mbetur 4.04 %.
Tashmë priten rezultatet e provimit të Gjuhë-Letërsisë, Matematikës dhe Lëndës me Zgjedhje.
Ky vit ka qenë i pazakontë për maturantët, të cilët një pjesë të mësimit janë detyruar ta zhvillojnë online nga shtëpia, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Por stresin e tyre e shtoi dhe teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, që ngriti maturantët në protesta disa ditore. Maturantët shpreheshin se pyetjet ishin subjektive, jashtë programit dhe që nuk masnin njohuritë që kishin marrë në 12 vite.