Një ekip shkencëtarësh nigerianë ka njoftuar zbulimin e një vaksine parandaluese kundër koronavirusit të ri, njoftoi media lokale të shtunën.
“Pasion ynë është të jemi një ofrues i zgjidhjeve për një pandemi të tillë globale dhe ne jemi të gatshëm të japim ndihmën tonë dhe ta bëjmë vaksinën realitet,” citon faqja Leadership, drejtuesin e Grupit Kërkimor COVID-19, Dr. Oladipo Kolawole.
“Vaksina është e vërtetë. Ne e kemi vërtetuar disa herë. Ajo pritet të jetë në ndihmë të afrikanëve, por gjithashtu edhe racave të tjera. Do të funksionojë. Nuk mund të falsifikohet. Kjo është një rezultat i punës së gjatë dhe me shumë sakrifica,” u tha Kolawole gazetarëve në Universitetin Adeleke në shtetin Eda të Nigerisë të premten.
Studimi mbi të cilin u bë vaksina u financua fillimisht nga Trinity Immunodeficient Laboratori dhe Helix Biogen Consult, Ogbomosho, me afërsisht 7.8 milion naira nigeriane (20,000 dollarë), sipas raportit.
Kolawole vazhdoi të thotë se ekipi i tij kishte punuar gjerësisht në gjenomin e virusit nga mostrat në të gjithë Afrikën për të zgjedhur kandidatët më të mirë të mundshëm për testimin e vaksinës.