Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Rama kërcënon shqiptarët me karantinë, pse s’vlen ligji për Veliajn?


Demokratja Albana Vokshi tha se ligji nuk funksionon njësoj si për qytetarët ashtu edhe kryebashkiakun Veliaj.

Në një status në Facebook ajo shkruan se ndërsa kryeministri Rama kërcënoi qytetarët me karantinë, gjobitje e mbyllje biznesi, për Veliajn kjo nuk ndodh duke qenë se kryebashkiaku ka shpërndarë dhjetëra foto me grumbullime fëmijësh.

“Pak ditë më parë, Edi Rama i kërcënoi qytetarët me kthimin e karantinës, me gjobitje e me mbyllje biznesi, nëse nuk zbatojnë masat anti-COVID. Por ligji nuk funksionon për Erion Velinë, duke e nxjerrë zbuluar policinë politike të Edi Ramës.

Erion Veliaj ka shpërndarë me dhjetëra foto me grumbullime të mëdha fëmijësh. Aty ka vetëm propagandë, por nuk ka asnjë distancim social e fizik, nuk është zbatuar asnjë masë anti COVID për të cilat flet Edi Rama.

Kryeministri gënjeshtar duhet t’u thotë shqiptarëve pse arreston dhe gjobit nxënësit, studentët, qytetarët, opozitën që kërkojnë të drejtat, duke mos i lejuar me pretekstin e virusit, ndërsa Erion Veliaj që abuzon me fëmijët, nuk ndëshkohet?

Edi Rama duhet të shpjegojë pse ligji nuk ka fuqi mbi Erion Velinë ose të heshtë dhe të ndalë kërcënimet për kthimin e karantinës dhe vendosjen e gjobave për qytetarët!” – shkruan Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *