Vendosni fjalën kyçe....

7 viktima nga dy sulme me bombë në Somali

Së paku shtatë persona kanë vdekur në dy sulme me bomba në pjesët qendrore dhe jugore të Somalisë.

Në njërin rast, tre militantë e aktivizuan eksplozivin në një veturë në një pikë ushtarake të kontrollit në rajonin Galmudug, duke lënë të vrarë tre ushtarë. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, shkruan “BBC”. 

Në një rast tjetër, dy bomba shpërthyen afër shtëpisë së një zyrtari ushtarak në Wanlaweyn, me ç’rast u vranë katër persona. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori grupi al-Shabab.

Një zyrtar tha se në sulmin vetëvrasës, militantët e aktivizuan bombën pasi ushtarët kishin filluar ta qëllonin me armë veturën kur personat që ndodheshin brenda saj nuk e përfillën urdhrin për t’u ndalur në pikën e kontrollit.

Somalia nuk ka qeveri efektive për më shumë se 20 vjet. Gjatë kësaj periudhe, një pjesë e madhe e vendit ka qenë zonë lufte.

Grupi al-Shabab është duke luftuar për ta rrëzuar nga pushteti qeverinë me qëllim të vendosjes në fuqi të ligjit islamik, i njohur si Sheriat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *