Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Elbasan, kush është 48-vjeçari që u shpëtoi plumbave


48-vjeçari Petrit Çarçiu dhe i biri i shpëtuan për mrekulli atentatit pas mesnatës së kaluar.

Emri i tij është i njohur, për shkak se tri herë më parë i kanë djegur lokalin e tij në fshatin Byshek në Elbasan.

Dy vëllezërit e 48-vjeçarit, aktualisht janë duke vuajtur dënimin jashtë shtetit për probleme me drogë.

Probleme Çarçiu ka patur edhe me ish-gratë e tij, të parën dhe të dytën. Njëra nga ato e ka denoncuar dhe në polici për dhunë.

Lidhur me atentatin e mbrëmjes së kaluar, Çarçiu ka thënë se është qëlluar nga një këmbësor ndërsa ishte duke udhëtuar sëbashku me djalin me makinë. Sipas tij ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 në fshatin Byshek.

Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të makinës ku po udhëtonin babë e bir.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *