Vendosni fjalën kyçe....

Biznesmeni i inceneratorëve në kërkim, zyrtari i PD-së: U bo me thërrit “e duam Shqipërinë si Zimbabveja”


Pas lajmit për arrestimin e biznesmenit shqiptar të inceneratorëve, Klodian Mërtiri, vjen një reagim nga Partia Demokratike.

Drejtuesi i departamentit për Pyjet dhe Mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi ka ironizuar qeverinë përmes një komenti në rrjete sociale.

“U bo me thërrit ‘e duam Shqipërinë si Zimbabveja!”– thotë ai në një postim në rrjetet sociale.

Ai bën një koment të dytë ku shkruan: “2 milion desh me vjedh ministri në Zimbabve pa tender e u arrestu. Kështu Rama-Ahmetaj-Koka-Veliaj janë pjesë e vjedhjes 360 miliona euroshe me Klodian Zoton dhe këtë me 3 emra (Mirel, Klodian Mertiri e Ilir Dedja)  dhe SPAK e prokurori na kanë vdekur mesa duket!!! Standardet e Zimbabve a i arrijmë dot? Kaq e thjeshtë!”

Biznesmeni i inceneratorëve Klodian Mërtiri, i cili njihet edhe si Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim në Zimbabve për korrupsion, për një tender të pajisjeve mjekësore për Covid-19, me vlerë 60 milionë dollar. Për këtë ngjarje u arrestua dhe Ministri i Shëndetësisë i Zimbabve.

Kjo kompani rezulton se është regjistruar në Zvicër para dy muajsh, dhe ka si përfaqësues biznesmenin afrikan Delish Nguwaya.

Ata i kanë shitur qeverisë së Zimbabve mjete mjekësore, maska dhe veshje 10 herë më shtrenjtë se tregu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *