Vendosni fjalën kyçe....

Breshëri armësh në Elbasan, babë e bir i shpëtojnë atentatit


Pas mesnatës së kaluar në fshatin Byshek të Elbasanit janë regjistruar disa të shtëna me armë. Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt 48-vjeçari Petrit Çarçiu, të cilit më herët i kanë djegur edhe lokalin që ka në pronësi.

“Rreth orës 00:30, në fshatin Byshek, Elbasan, shtetasi P.Ç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan ka njoftuar Sallën Operative të DVP Elbasan se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij i cili udhëtonte sëbashku me djalin.

Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të mjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.” – thotë policia.

Çarçiu ka thënë në polici se është qëlluar me armë nga një këmbësor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *