Ministria e Arsimit ka publikuar sot rezultatet e provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Nga 32126 mijë maturantë, me notën 10-të janë vlerësuar vetëm 2.45% ose 760 maturantë. Ndërsa 3.11% nuk kanë mundur dot ta kalojnë provimin.
Kujtojmë se maturantët protestuan disa ditë rresht për provimin e Letërsisë, duke kërkuar që disa prej pyetjeve si ajo e famshmja se “çfarë bëri Turi”, të mos përfshiheshin në vlerësim.
Pak ditë më parë Ministria e Arsimit premtoi se do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar të ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve, por në fund nuk e bëri këtë.
E rezultati i dobët, duket se është ndikuar edhe nga testi. Kliko këtu për të parë notat.