Vendosni fjalën kyçe....

E keni parë filmin “Into the Wild”? Alaska largon autobusin e famshëm (Video)


Pas misioneve të kërkimit dhe shpëtimit të shumëfishtë për të shpëtuar aventurierët që shkonin në Alaskë ndër vite, Garda Kombëtare e shtetit hoqi një autobus të viteve 1940, paraqitur në filmin e vitit 2007 ‘Into the Wild’, duke përdorur një helikopter Chinook.

Në një mision të përbashkët mes Departamentit të Burimeve Natyrore dhe Gardës Kombëtare, ushtarët fluturuan në vendndodhjen 25 milje në perëndim të autostradës Parks në Stampede Trail të enjten, duke marrë automjetin me famë botërore të njohur për disa si ‘Autobusi 142’, ose ‘Autobusi Magjik’.

Automjeti u raportua se mbërriti aty rreth 60 vjet më parë nga një grup personash.

Autobusi u përfshi në librin e John Krakauer-it, ‘Into the Wild’ të vitit 1996 dhe më pas u shndërrua në film në vitin 2007 me të njëjtin emër.

Aq frymëzuese ishte historia e lënies së botës pas krahëve në kërkim të vetëmjaftueshmërisë dhe mbijetesës, sa shumë njerëz u përpoqën të përsërisnin aventurat e vitit 1992 të 24-vjeçarit Chris McCandless.

Aventurieri, mbi të cilin u bazuan libri dhe filmi, e kaloi verën në autobus, por më vonë vdiq nga uria pas 114 ditësh.

Kishte gjithsej 15 operacione kërkimi dhe shpëtimi të lidhura me autobusin midis 2009 dhe 2017, ndërsa trupat e Shtetit Alaska u desh të shpëtonin pesë alpinistë italianë në shkurt të këtij viti, njëri prej të cilëve humbi jetën nga ngrica. Aventurierë nga Zvicra dhe Bjellorusia u mbytën duke përshkuar lumenjtë Teklanika ose Savage në 2010 dhe 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *