Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari këshilla Osmanit pas shkarkimit: Edhe unë e kam kaluar furinë e baltës nga politika e burrave


Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga postet drejtuese në LDK.

Hajdari i thotë Osmanit, se e ka kaluar edhe vetë në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave dhe ka dhe një këshillë për të. Ajo thotë se në politikë ka rëndësi vetëm besnikëria ndaj parimeve dhe elektoratit.

“Ju përgëzoj Vjosa R. Osmani për qëndrimet tuaja dinjitoze si një grua me parime të forta. Ju admiroj për kurajon tuaj.

Unë, ashtu si ju sot, e kam kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë.

Por ajo që kam mësuar dhe jam e sigurtë ju e dini shumë mirë është se me rëndësi në politikë është vetëm besnikëria ndaj parimeve dhe elektoratit.
‪Qëndro e fortë dhe ju uroj shumë suksese”, shkruan Hajdari.

Ditën e djeshme Vjosa Osmani u shkarkua nga pozitat e saj drejtuese në LDK, me propozim të kryetarit të partisë, Isa Mustafa. Kjo për shkak se Osmani kishte dalë kundër qëndrimeve të partisë dhe nuk votoi qeverinë e re të kryeministrit aktual, Avdullah Hoti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *