Vendosni fjalën kyçe....

Majmuni në Indi dënohet me burg përjetë, vrau një person e plagosi 250 të tjerë


Një majmun i alkoolizuar është kyçur përfundimisht në Uttar Pradesh pas një sulmi që la të plagsur 250 persona e një viktimë.

Përpjekjet për rehabilitimin e kafshës u hodhën poshtë dhe mjekët e Kopshtit Zoologjik që dolën në përfundimin se ai është një kërcënim për shoqërinë.

Majmuni gjashtë vjeçar, i quajtur Kalua, mori një dënim të përjetshëm në burg në Kopshtin Zoologjik Kanpur të Indisë këtë javë pas përpjekjeve të përsëritura për normalizimin e sjelljes së tij.

Mjeku i Kopshtit Zoologjik, Mohd Nasir, u tha mediave lokale se majmuni do i dëmtonte njerëzit kudo që të shkonte nëse do të lihej i lirë, duke shpjeguar ‘ai mbetet po aq agresiv sa ishte’ kur u soll për herë të parë në Kopshtin Zoologjik tre vjet më parë.

Kalua dikur i përkiste një okultisti në rrethin Mirzapur, i cili e ushqente atë me mish dhe alkool. Kur pronari i tij vdiq, majmuni nisi të sulmonte vendasit.

Në kohën kur ekipet e pyjeve dhe Kopshtit Zoologjik arritën të kapnin krijesën agresive, ai kishte kafshuar mbi 250 njerëz, përfshirë 30 fëmijë. Një prej viktimave të tij vdiq nga plagët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *