Klubi katalonas i ka propozuar Messit ta zgjasë kontratën për dy vjet, gjë për të cilën ai është pajtuar. Kjo nënkupton se Messi do të jetë lojtar i Barçës deri në verën e vitit 2023.
Por, njëlloj si në marrëveshjet e mëparshme, Messi do ta ketë mundësinë ta prishë kontratën në fund të çdo sezoni.
Ky kusht është i panegociueshëm për Messin, sepse ai nuk dëshiron t’i ketë duart e lidhura nga një kontratë dhe dëshiron të jetë në gjendje të vendosë në fund të çdo sezoni nëse është i gatshëm fizikisht apo jo për ta vazhduar futbollin në nivelin më të lartë.
Paga do të jetë e njëjtë
Paga e Messit nuk do të rritet me kontratën e re dhe për këtë janë pajtuar të dy palët, duke e marrë parasysh ndikimin ekonomik në futboll që e ka shkaktuar pandemia koronavirus.
Besohet se Messi i fiton 565.000 euro në javë, apo rreth 26 milionë euro në vit në kontratën aktuale me Barçën.