Aktorët Angelina Jolie dhe Brad Pitt i shokuan fansat kur vendosën të divorcoheshin në vitin 2016, madje kishte nga ata që thonin që nuk besonin më në dashuri, vetëm për këtë gjë.
Katër vite pasi vendosi të ndahej, aktorja 45 vjeçare, është hapur për arsyen de pse vendosi ta linte babanë e gjashtë fëmijëve të saj. Ajo thotë se e bëri këtë për mirëqenien e familjes.
“Unë u ndava për mirëqenien e familjes time. Ishte vendimi i duhur”– tha aktorja për revistën Vogue India. “Unë vazhdoj të përqendrohem në shërimin e tyre.”
Jolie shtoi: “Disa kanë përfituar nga heshtja ime, dhe fëmijët lexojnë gënjeshtra për veten e tyre në media, por unë u kujtoj atyre që të vërtetën e tyre e dinë vetëm ata. Në fakt, ata janë gjashtë të rinj shumë të guximshëm e shumë të fortë”.
Brad dhe Angelina kanë gjashtë fëmijë sëbashku: Maddox, 18 vjeç, Pax, 16, Zahara, 15 (të adoptuar) Shiloh, 12 vjeç dhe binjakët 11-vjeçar Knox dhe Vivienne (biologjikë).
Dy aktorët kanë qënë së bashku që nga viti 2004, por u martuan vetëm në gusht të vitit 2014 në Francë. E dy vite më pas Angelina bëri kërkesën për divorc.