Policia lokale e Lezhës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur këtë pasdite ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.
Sipas policisë, në ngjarjen e ndodhur në fshatin Mabë, shtetasi me iniciale D.R ka plagosur me armë pas një konflikt të çastit 29-vjeçarin O.S.
29-vjeçari është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë kujdesin mjekësor.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit shtetasi D.R. ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin O.S.,29 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.