Vendosni fjalën kyçe....

“Zhvillimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë, shkelje e sovranitetit”-Kurti


Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kritikuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë. Ai ka thënë se është i papranueshëm fakti që zgjedhjet lokale në dy komuna janë anuluar që disa muaj ndërkohë që ato parlamentare serbe po lejohen të mbahen.

OSBE po monitoron mbarëvajtjen e votimit nëpër komunat me shumicë serbe në Kosovë. Ndërkohë zgjedhjet e parakohshme në komunat e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut janë anuluar për një afat të pacaktuar për shkak të situatës pandemike.

Lejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë ndërkohë që zgjedhjet lokale në dy komuna janë anuluar që disa muaj për shkak të Covid-19 është i papranueshëm. Qytetarët nuk do të qëndrojnë duarkryq ndërkohë që Presidenti dhe Qeveria e tij e paligjshme kërcënojnë demokracinë tonë dhe shkelin sovranitetin e vendit”-shkruan Kurti në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *