Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në katin e fundit të një banesë në Tiranë, nuk ka të lënduar


Foto ilustruese

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në kryeqytet një banesë.

Flakët kanë përfshirë katin e fundit të një banesë në rrugën “Don Bosko”.

Banesa ishte në pronësi të një 60-vjeçari, ndërsa flakët nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz

Më datë 21.06.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Don Bosko”, ka rënë zjarr në katin e fundit të baneses në pronësi të shtetasit M.Ç., 60 vjeç, ku nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm deme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *