Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar vetëm 23 viktima nga Covid-19, një më pak se dje, është një tjetër e dhënë minimale që nga nisja e pandemisë dhe numri më I ulët që prej 2 marsit.
Nga 218 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit, pjesa dërrmuese është në Lombardi, me 143 raste. 26 raste në Piemonte, 22 në Emilia Romagna dhe 1 në Alto Adige.
Në terapi intensive ndodhet 127 pacientë, 21 më pak se dje, ndërsa në vetëizolim gjenden 18472 njerëz ose 38 më pak se një ditë më pare, raporton Syri.net.
Të shëruarit arrijnë në 183426 me 533 pacientë vetëm në 24 orët e fundit.
Me shifrat e sotme, numri total i viktimave arrin në 34,657 ndërsa ai I të prekurve në 238720