Në 24 orët e fundit janë realizuar 665 teste, 90 prej tyre kanë rezultuar pozitiv në Maqedoninë e Veriut.
Numër dyshifror me të infektuar janë regjistruar në Shkup, 36, Ohër 13, Strugë 10. Duke përfshirë rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 5196.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 viktima, 5 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 1 nga Ohri dhe një nga Gostivari, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 247.
Numri i të shëruarve sot shkoi në 1974, përfshirë këtu edhe 48 personat që iu shtuan listës së të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. Numri i rasteve aktive është 2975.